|
Dicka per historine Shqipetare
|
Gjergj Kastriot Skenderbeu
|
Per Me Teper
Clirimi i rajoneve te tera ne Shqiperine qendrore e te siperme, bashkimi i forcave politike Shqiptare ishin ngjarje te rendesishme edhe ne planin nderkombetar dhe shkaktuan shqetesim te vecante ne oborin Osman. Sulltan Murati i II ngarkoi Ali Pashen, nje nga komandantet e tij me te shquar, qe te rivendoste pushtetin Osman ne ato rajone.
Ne krye te 25,000 veteve, Ali Pasha iu drejtua viseve te lira Shqiptare. SKenderbeu pergatiti nje ushtri te perberere nga 8,000 kaloresish dhe 7,000 kembesoresh. Beteja u zhvillua ne vere te vitit 1444, ne fushe te Dibres se poshtme te pa lokalizuar ende, qe konvencionisht eshte cilesuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e SHqiptareve te cilet luftuan heroikisht dhe arriten nje fitore te Shqklqyer. Ne ate beteje shkruan Narleci luanet komandonin luanet
Fitorja e Torviollit pati jehone te thelle ne Shqiperi dhe ne vende te tjera. Ajo perforcoi besimin e Shqiptareve tek Skenderbeu dhe tek Ushtria e Lidjes.
Ne vjeshten e vitit 1445, Kunder SHqiperise erdhen njera pas tjetres dy ushtri osmane, te cilat u shpartalluan ne luginin e ngushte te Mokres se Dibres. Ne vitin 1447 Shqiptaret shpartalluan nje ushtri tjeter osmane ne Oramik te Dibres. Keto fitore ushtarake rriten me tej autoritetin e Skenderbeut dhe ne nje rafsh nderkombetar e bene Shqiperine nje fuqi antiosmane te dores se pare.
Konflikti me Venedikun (1447-1448)
Venediku ishte nje nga shtetet me te fuqishme tregtare detare ne tere pellgun e Mesdheut dhe zoteronte nje numer qytetesh e qendrash te rendesishme tregtare te Ballkanit e me gjere.
Edhe pas Clirimit te rajoneve te gjera te Shqiperise Qendrore e te Siperme, Venediku perpiqej per te shfrytzuar situaten e krijuaj per te forcuar pozitat e veta. Ne Shtator te vitit 1444 mori keshtjellen e Dejes qender e rendesishme doganore, duke shfrytezuar vrasjen e zotit te saj, Leke Zaharise. ky akt ndikoi ne Shqetesimin e marvenieve te Shqiptareve me Venedikun. Ne Vjeshte te vitit 1447 Skenderbeu mblodhi kuvendin e lidhjes ne te cilin u vendos fillimi i luftes me Venedikun. Ne Nentor Shqiptaret rrethuan Durresin dhe Dejen, kurse gjate pranveres se 1448, ushtria Shqiptare e drejtuar nga Skenderbeu dhe GJergj Arianiti shpartalloi ne brigjet e Drinit nje ushtri Venedikase, te komanduar nga Daniel Urici, dhe me pas sulmoi SHkodren dhe Drishtin. Forcat e Skenderbeut, me te cilin u bashkuan shume Shqiptare te zoterimeve Venedikase, kaluan lumin e Bunes dhe iu afruan Tivarit.
Nene Nxitjen dhe kerkesen e Venedikut, Sulltan Murati II u nis ne drejtim te viseve te lira Shqiptare, dhe me nje ushtri te fuqishme rrethoi Stefingradin. Ne keto rrethana Skenderbeu u largua nga zoterimet e Venedikut dhe me pjesen Kryesore te ushtrise se tij u nis ne drejtim te Sfetigradit. Luftimet ketu u zvilluan gjate muajve Qershor-Gusht 1448. Pasi Turqit zbuluan dhe prishen kanalin e furnizimit me uje te keshtjelles se Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtesit e saj te dorezoheshin. Sulltani i nderpreu veprimet ushtarake te metejshme kunder Shqiptareve, sepse duhej te perballonte ushtrine e Janosh Huniadid. Ky po perpiqej te marshonte ne thellesi te zoterimeve Osmane, per tu bashkuar me rreth 20,000 ushtare te Skenderbeut dhe per te zhvilluiar betejen e perbashket kunder ushtrive Osmane. Ne kete kuader Lidhja Shqiptare nderpreu luften me Venedikun dhe me 4 Tetor 1448 u nenshkrua traktati i paqes. Ne baze te tij Deja i mbetej Venedikut, i cili do ti paguante cdo vit Skenderbeut 1400 Dukate, do tu krijonte lehtesira doganore disa fisnikeve Shqiptare etj. Me gjithe pergatitjet qe bene Shqiptaret sarriten te merrnin pjese ne betejen qe u zhvidhua me 18 tetor 1448 ne afersi te Prishtines, te cilen Huniadi e humbi.
Mbrojtja e Krujes Gjate Rrethimit te pare
Gjate vitit 1450 sulltani beri pergatitje intensive per organizimin e nje fushate ushtarake sheme me te fuqishme se ajo e vitit 1448. Ne fund te Korrikut te vitit 1450 nje ushtri e fuqishme prej 100,000 vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, te cilin e shoqeronte edhe i biri i tij 18 vjecar, sulltani i ardhshem Mehmeti II, vershoi ne viset e lira Shqiptare duke i vene zjarrin cdo gjeje qe takoi. Gjate luftimit neper luginen e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh ne goditjen e luftetareve te Gjergj Arianitit, megjithate ajo arriti ta vendoste kampin e vet ne fushe prane Krujes.
Mbrojtesit e Krujes te komanduan nga Vrana Konti, refuzuan me perbuzje ofertat e sulltan Muratit II per dorezimin e keshtjelles. Prane saj Osmanet derdhen topa te fuqishem me predhat e tyre prej guri rrahem murret e keshtjelles, nje pjese e te cilave u demtuan. Pas bombardimit, Osmanet u versulen drejt mureve te demtuara por ndeshen me heroizmin e mbrojtesve te Krujes te cilet Shkruan nje epoke te lavdishme.
Ushtria Shqiptare, qe vepronte jashte keshtjelles nen komanden e Skenderbeut, i sulmonte parreshtur dhe befasisht trupat armike njekohesisht nga drejtime te ndryshme, diten dhe naten, gje qe i shkaktoi armikut mijera e mijera te vrare, dhe veshtiresi te shumta furnizimi me uishqime e mallra te tjera.
Pasi i humbi shpresat per mposhtjen e qendreses Shqiptare, sulltan Murati II kerkoi te arrinte ne marveshje paqeje me Skenderbeun, te cilen ky e refuzoi. Ne mesin e Tetorit 2450, sulltan murati II hoqi dore nga rrethimi i krujes dhe pas disa muajsh vdiq.
Mbrojtja heroike e kalase se Krujes me 1450 ishte nje nga fitoret me te shkelqyera te shqiptareve. Jehona e saj qe shume e madhe si ne Shqiperi ashtu edhe ne vendet e tjera Europiane. Per kete fitore, heroi Shqiptar mori pergezime nga vende te ndryshme dhe personalitete te shquar te kohes.
Perpjekjet per clirimin e viseve jugore. Fitorja e Skenderbeut ne Ujebardhe(1457)
Pas vdekjes se sulltan Muratit II ne froni osman hypi i biri i tij, Mehmeti II (1451-1457), i cili nuk do te vononte te dergonte forcat e tij kunder viseve te cliruara Shqiptare.
Me 1452 nje ushtri Osmane me rreth 12,000 ushtaresh iu drejtuakeshtjelles se Modrices, ne brigjet e Drinit te zi, te cilen Skenderbeu sapo e kishte ngritur. Kur truapat Osmane po i ngjiteshin kodres per ne keshtjellen e Modrices, u sulmuan nga larte e nga poshte nga Shqiptaret, dhe shumica u vrane e u zune rober se bashku me komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi nje ushtri tjeter. per shpartallimin e saj Skenderbeu i kaloi ushtaret e vet ne thellesi te viseve te pushtuara, e sulmoi ate naten ne disa drejtimene fushen e Pollogut edhe vrau edhe komandantin e saj, Debrene.
Skenderbeu ishte i vetedijshem per domosdoshmerine e clirimin e viseve Shqiptare ende te pushtuara si dhe rajoneve te tjera te Ballkanit, si rruga e vetme per te shpetuar nga sulmet e panderprera te ushtrise Osmane. Ketij qellimi i sherbyhen edhe lidhjet e ngushta qe ai krijoi me vendet e tjera. Ne veren e vitit 1455 erdhen ne Shqiperi 500 ushtare Napolitane, per te ndihmuar Shqiptaret ne luften e clirimit tekeshtjelles se Beratit.
Kur trupat Osmane ishin te zena me pushtimin e Kosoves, ne veren e vitit 1455, Shqiptaret rrethuan Beratin. Per Shkak te pakujdesise se Mazak Topise(qe ishte i martuar me te motren e vogel te Skenderbeut, Mamicen), Ne 26 Korrik te vitit 1455 nga nje sulm i befasishem i nje ushtrie osmane prej 30,000 vetash, u vrane 5,000 luftetare te tij. kurse 7,000 luftetare te tjere Shqiptare se bashku me Skenderbeun dhe Gjergj Arianitin qe ishin ne rrethinat e Beratit renden te ndihmonin vellezerit e tyre, por u gjeten te rrethuar. Ata Shpetuan vetem ne saje te herohizmit te Skenderbeut.
Kjo ngjarje pati rrjedhoje ne jeten politike te vendit. Tek disa fisnike Shqiptare duke perfshire ketu edhe bashkepunetoret me te ngushte te Skenderbeut si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi ne luften kunder ushtrive Osmane aq sa kaluan ne anen e armikut e bashkepunuan me te.
Ne pranvere te vitit 1456, Skenderbeu shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga Moisi Arianiti ne fushen e Oranikut te Dibres: pas kesaj, i penduar per aktin e tij, moisiu luftoi besnikerisht perkrah Skenderbeut deri ne vdekje. Por edhe me te rendesishme ishte fitoria e vitit 1457 ne ujebardhe.
Nje ushtri Osmane prej 80,000 vetash erdhi ne tokat e lira Shqiptare ne Korrik te vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti.
Si zakonisht Skederbeu me luftetaret e vet zuri Shtigjet ne krahun lindor, nga pritej afrimi i ushtrise Osmane. Pas disa ndeshiesh te parendesishme me te ai e shperndau ushtrine, dhe u terhoq sikur u shpartallua. Kjo manover pati sukses te plote. Forcat Osmane i rane kryq e rrethor vendid, por pa gjetur asnje gjurme te ushtrise se Skenderbeut.
Kur ushtria Osmane e mashtruar plotesisht rrinte e skujdesur si fitimtare ne fushen e Ujit te Bardhe pran Mamurasit, Skenderbeu i grumbulloi fshehurazi luftetaret Shqiptare dhe me 3 Shtator 1457 e goditi ate befasisht ne disa drejtime. Te ndodhur ne gjumin e mesdites, pa arme e pa kuaj te shaluar, trupat Osmane pesuan nje disfate te plote. Shumica e tyre u vrane e rane rober ne duart e Shqiptareve.
Fitorja ne betejen e fushe Bardhes pati ne Shqiperi rrjedhoja te shume aneshme politike dhe ushtarake. ajo ishte nje goditje vendimtare ndaj lekundieve qe u shfaqen ne gjirin e idsa fisnikeve Shqiptare dhe ndikoi se tepermi ne rritjen e autoritetit te Skenderbeut e ne forcimin e pushtetit te tij ne te gjitha viset e Shqiperise.
Shqiperia pas vdekies se Skenderbeut. Rrethimi i Shkodres (1474)
Vdekja e Skenderbeut shkaktoi nje tronditje ne te gjithe Shqiperine. Disa dite pas vdekjes se tij e shoqja Donika dhe i biri i tij 13 vjecar, Gjoni, u perfshine ne eksodin e madh Shqiptar, dhe u vendosen ne pronat qe kishin ne Itali(Monte san Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo).
Humbia e Skenderbeut, e ketij gjeniu, i hoqi botes Shqiptare udheheqesin e jashtezakonshem, personalitetin me te lavdishem te historise kombetare qe kishte ndikuar fuqishem ne tere veprimtarine politike te vendit. Pas vdekjes se tij filloi decentralizimi i jetes politike dhe familiet e medha Shqiptare dolen perseri si zoter me vehte. Nderkohe pozita e Venedikut ne Shqiperi u forcua aq shume saqe edhe Kruja kaloi nen zotrimet e tij.
Me 15 maj te 1474 ushtrite Osmane rrethuan keshtjellen e Rozafes dhe ne fillim te Qershorit erdhen forca te tjera me ne krye bejlerbeun e Rumelise, Sinan Pashen. Numri i pergjithshem i ushtareve Osmane arriti deri ne 80,000 mije veta.
Rreth 2,000 (veta banore te qytetit te rrethuar, luftetare te krahinave te tjera dhe ushtare te nje organizoni te vogel Venedikas), nen drejtimin e Anton Loredanit, qeveritarit Venedikas te Shkodres, mbronin keshtjellen e Rozafes, ne te cilen ishin strehuar nje mije banore te paafte per lufte. Mbrojtesit e keshtjelles ndihmoheshin edhe nga luftetare qe vepronin ne rrethinat e saj dhe ne vise te tjera me te largeta. Gjate muajit Korik mbrojtesit e keshtjelles mbrapshten me heroizem sulme e njepashnjeshme te trupave Osmane. Ne fillim te Gushtit pasi lane me mijera te vrare ne fushen e luftes, ushtrite Osmane filluan te largoheshin nga tokat e lira Shqiptare.
Renia e Krujes, e Lezhes, e Shkodres dhe keshtjellave te tjera
Me 1476 Osmanet filluan rrethimin e katert te Krujes. Ne pranvere te vitit 1478 erdhi i gjithe potenciali ushtarak i ushtrise Osmane, mbi 150,000 ushtare, me ne krye sulltan Mehmetin II, pasi perforcuan ushtrine qe mbante te rrethuar Krujen, trupat Osmane iu drejtuan Shkodres. Pas nje rrethimi 2 vjecar dhe te mbetur pa asnje lloj ushqimi, mbrojtesit e Krujes e dorezuan keshtjellen pas premtimit te sulltanit qe do ti linin te lire. Me 16 Qershor 1478 Turqit hyne ne keshtjelle dhe vrane te gjithe meshkujt, kurse grate dhe femijet i kthyhen ne skllever.
Prane keshtjelles Rozafa te Shkodres, trupat Osmane derdhen mbi dhjete topa, shume me te fuqishem se ata te rrethimit te pare, me te cilet goditen e demtuan muret e saj. Mbrojtesit e keshtjelles, ne rradhet e te cileve luftonin edhe grate, i zbrapshten sulme e vashdueshme te trupave Osmane qe vashduan deri ne fillim te gushtit. Nderkohe ne brigjet veriore te liqenit te Shkodres ushtrite Osmane pushtuan keshtjellen e Zhabijakut, ne verilindie te Shkodres, keshtjellen e Drishtit dhe ne jug te saj ta te Lezhes. Mbrojtesit Shqiptare te Drishtit dhe te Lezhes, te zene rober nga trupat Osmane u masakruan prane mureve te Rozafes, qe te ligeshtonin mbrojtesit e saj. Pas pushtimit te ketyre keshtjellave, sulltani, me pjesen me te madhe te ushtrise, u largua nga Shkodra ne fillim te Shtatorit ndersa pjesen tjeter e la te vashdonte rrethimin e saj.
Nderkaq, me 25 Janar te 1479, Venediku nenshtroi me sulltan Mehmetin II traktatin e paqes, ne baze te se cilit Turqit moren Shkodren dhe ne bregdetin e Shqiperise se poshtme, keshtjellat e Himares, te Sopotit(Borshit) dhe te Strivilit(ne Cameri). Renia e Krujes, e Shkodres, e Lezhes dhe e keshtjellave te tjera gjate viteve 78-79 u shoqerua me nje vale te madhe emigrimi.
Kthimi ne Shqiperi i Pasardhesve te Skenderbeut dhe i princave te tjere Shqiptare.
Pas pushtimit te Krujes, te Shkodres dhe te keshtjllave te tjera Shqiptare, sulltan Mehmeti II filloi pergatitjet per pushtimin e Italise. Ne pranver te vitit 1480 trupat Osmane pushtuan keshtjellen e Otrantos ne Itale. Pas vdekjes se sulltan Mehmetit II, ne maj te vitit 1481, ndermjet djemve te tij shperthu lufta per fronin. Kjo situate nxiti luften antiosmane ne viset Shqiptare. Ne fillim te veres 1481 u kthye ne Shqiperi disa nga princat qe kishin emigruar gjate eksodid te madh, si Nikolle e Lek Dukagjini dhe me pas Gjon Kastrioti dhe Kostandin Mozaka.
Gjon Kastrioti dhe fisniket e tjere u priten nga kryengritesit Shqiptare si trashegimtare legjitime. Me ardhjen e tyre lufta antiosmane mori hov te madh. Shperthimi i kryengritjeve te fuqishme ne rajone te gjera Shqiptare e detyroi Sulejman Pashen te nderpriste misionin e trupave Osmane qe ishin vendosura ne Vlore e po pergatiteshin te kalonin ne Itali, dhe ti perdorte ato per shtypjen e kryengritjeve Shqiptare. Ne fillim Sulejman Pasha i drejtoi ato kunder forcave te Gjon Kastriotit. Ndonese ne betejen e pare Shqiptaret u munden ata nuk e humben besimin. Rreth Gjon Kastriotit u bashkuan me mijera Shqiptare, te cilet ne nje beteje te dyte, te zhvilluar gjate gjysmes se pare te gushtit 1481, shpartalluian plotesisht ushtrine Osmane.
Po ne ate kohe luftetaret Shqiptare te krahines se Himares e te kurveleshit me Kostandin Muzaken ne krye, rrethuan keshtjellen e Himares e te Sopotit. Ne krye te 3 mije vetave u nis kunder tyre vete Sulejman Pasha. Por forcat Osmane u shpartalluan plotesisht, duke lene mbi nje mije te vrare dhe rober, nder te cilet edhe Sulejman Pashen te cilin Himarjotet ia dorezuan si trofe lufte Gjon Kastiotit.
Pas Shpartallimit te ushtrive Osmane, nga 31 Gushti deri ne 10 Shtator, u cliruan ne Shqiperi keshtjlla e himares dhe e Sopotit kurse ne Itali ajo e Otrantos, duke i debuar perfundimisht ushtrite Osmane nga gadishulli Apenin.
Ndonese Krujen nuk e moren dot, forcat e Gjon Kastriotit arriten te clironin zoterimet e Kastrioteve. Ne janar te vitit 1484 trupat e Gjonit shpartalluan nje ushtri Osmane, por qendresa Shqiptare filloi te dobesohej, sepse mbreteria e Napolit nenshkroi nje paqe me Turqit ne vitin 1483 dhe nuk e mbeshteti me Gjon Kastriotin, i cili me 1484 u largua nga Shqiperia per ne Itali.
Perpjekje per rimekembien e principates se Kastrioteve u ben edhe nga djali i Gjonit, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skenderbeu i Ri. Ne shtator te vitit 1499 banoret e krahinave reth Lezhes u hodhen ne kryengritje dhe kerkuan qe ne krye te tyre te vihej i nipi i Skenderbeut, Skenderbeu i Ri. Me se nje vit qendroi ne Venedik Skenderbeu i Ri ne pritmeri. Vetem ne vitin 1501, pasi ushtrite Osmane sulmuan Durresin, Senati i Venedikut lejoi nisjen e Skenderbeut te Ri dhe te 150-200 ushtareve te tij per ti transportuar ne ishullin e Lezhes, qe e kishin cliruar Shqiptaret. Ne gusht te vitit 1501 Turqit e pushtuan Durresin, dhe pas nenshkrimit te traktatit te paqes me ta, ne Dhjetor te vitit 1502, Venediku i braktisi krejtesisht luftetaret Shqiptare. Ne kushte te tilla Kryengitja erdhi duke u shuar, dhe pas nje qendrimi dy vjecar, ne Shkurt te vitit 1503, Skenderbeu i Ri u largua nga Shqiperia.
Keto kryengritje mbyllen periudhen e luftes se gjate me se njeshekullore te Shqiperise kunder pushtuesve per te mbrojtur lirine dhe jetn e pavarur politike.
Eksodi i madh Shqiptar i shek. XV
Vershimet e njepasnjeshme te ushtrive Osmane dhe veprimet luftarake, u shoqeruan me vrasjen e shume njerezve, dhe me renime e grabitje masive te pasurise. Shqiperia pesoi keshtu deme te pallogarritshme njerezore dhe materiale, pasojat e te cilave do te ndiheshin per nje kohe te gjate. U godit rende vecanerrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Qytetet Shqiptare dikur te perparuara per kohen moren tiparet e fshatit. U shkatruan ne themel strukturat organizative te qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banoreve te tyre u shua jeta kulturore qe kishte qene aq e zhvilluar ne to. Edhe fshati u demrua rende. Pervec demeve te buzeqise e te blektorise Shqiptare, emigrimi Shqiptar perfshiu pjesen me aktive te banoreve te fshatit. U dobesuan shume lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq te domosdoshem per zhvillimin ekonomik.
Pushtimi Osman i dha fund jetes se pavarur politike e shteterore te Shqiptareve qe ishte arritja me e rendesishme ne gjithe historine e deriatehershme te tyre dhe qe kishte ndikuar fuqishen ne zhvillimin e gjithanshem te vendit. Ndryshimet qe ndodhen ne fushen e pronesise percaktuan prapambetjen e thelle ekonomike te Shqiperise gjate shekujve te pushtimit Osman. Sundimi Osman shkateroi formen e perparuar te prones feudale mbi token, te bazuar mbi te drejten e pakufizuar te shitblerjes se saj. Ai shkateroi pronen e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti me dhune per shekuj te tere sistemin e Timarit, nje forme e kapercyer e prones feudale ushtarake qe percaktoi prapambetjen e gjithanshme te vendit. Duhej te kalonin shekuj ne Shqiperi qe te rishfaqej prona e madhe feudale(cifligu), nderkohe qe ne Europen Perendimore do te zhvillohej prona kapitaliste.
Per te mos iu nenshtruar pushtuesve Turq, ne jeten Shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive te vendit. Masakrat e pushtuesve Osmane bene qe emigracioni te perfshinte te gjitha shtresat Shqiptare. Shqiptaret emigruan kryesisht ne Itali. Valet me te fuqishme te emigracionit te Shqiptareve gjate kesaj periudhe ishin ne fund te shek. XIV gjate pushtimeve te para Osmane, me 1415-1417, gjate pushtimit te disa keshtjellave te viseve bregdetare me 1466-1467, Gjate rrethimit te II e te III te Krujes, pas vdekjes se Skenderbeut(1468), pas renies se Krujes, te Shkodres(1478-1479) etj. Ne menyre masive emigruan edhe nga vendbanimet e tyre te Morese(Peloponezit), si gjate viteve 1460 ashtu edhe me pas.
Emigrante te shumte Shqiptare u vendosen ne te gjitha viset bregdetare lindore te Gadishullit te Apeninit, ne rajonet e Venedikut e deri ne ekstremet jugore te tij. Numri i tyre arrinte ne rreth 200,000 veta. Shumica e tyre u vendosen ne mbreterine e Napolit dhe rreth 100,000 veta ne krahinen e Kalabrise e te Sicilise,ku, duke qene nje mase kompakte e ruajten deri ne ditet tona identitetin e tyre dhe ndienjen e krenarise kombetare per ngjarjet e lavdishme te shek. XV me Gjergj Kastriotin - Skenderbeun.
Valet e ketij eksodi perfshine njerezit e kultures si marlin Barleci, Marin Becikemi, Dhimiter Frengu e shume te tjere te cilet me veprimtarine e tyre dhane nje ndihmese te shquar ne kulturen Shqiptare dhe Italiane te kohes.
|
28 Nandor 1912
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
Kapitulli i pestë
28 NANDOR 1912
Porsa u sigurue pranimi i kushteve të
tyne, udhëheqësit e kryengritjes shqiptare e
lanë punën kryekëput në duert e qeveris
turke për të krijue nji Shqipni të
vetqeverisun, në suazën e Perandoris
Otomane. Ata nuk mbajtën në kambë nji
fuqi të armatosun për me i ba ballë rrezikut
të nji sulmi nga ana e fqinjve të Balkanit.
Ky rrezik ishte dukë në mënyrë të
pagabueshme qysh në fillim të vitit 1912.
Nga ana tjetër, ushtërija turke ishte
dizintegrue si fuqi e disiplinueme nga
shkaku i kryengritjes shqiptare dhe nuk do
të mund të mbronte Shqipnin në rast të nji
lufte. Tue lidhë fatin e Shqipnis me atë të
Perandoris Otomane deri në pikën e
fundit, udhëheqësit e lëvizjes kombëtare
prunë pikërisht at rrezik qi kishin dashtë
me i shpëtue: ushtërit e shteteve të Balkanit
zaptuen tokat shqiptare, tue sulmue nga
veriu, nga lindja dhe nga jugu, ndërsa
Shqiptarët nuk kishin asnji fuqi të
organizueme për me u mbrojtë me sukses.
Lufta Balkanike
Emerimi i nji valiu (guvernatori) prej
origjine shqiptare në Janinë nga ana e
qeveris së Stambollit shkaktoi nji stuhi
zemrimi në shtypin grek. Argumenti ma
tipik dhe plot kërcënime gati të hapët ishte
ky: në rast se Shqiptarët do të mundohen
me shtie në dorë toka qi i përkasin Greqise,
nji frymë solidarësije do të krijohet në mes
të Shteteve balkanike, interesat e të cilve
janë vue në rrezik nga sjelljet e Shqiptarve.
Kjo fushatë e shtypit grek ishte e para re e
zezë qi errësoi triumfin e kryengritjes
shqiptare. Kërcënimi se shtetet e Balkanit Faqe 221
do të vepronin së bashku për të pengue
formimin e nji shteti shqiptar të pamvarun
me të katër vilajetet nuk ishte vetëm nji fjali
propagandë. Qysh në fillim të vitit 1912
shtetet e Balkanit kishin fillue bisedime të
mëshefta për të lidhë nji aleancë politike
dhe ushtarake kundër Perandoris
Otomane. Politika e "otomanizimit" e
qeveris "Xhonturke" shërbeu si nxitja ma e
fortë për të bindë Grekë, Sërbë e Bullgarë
me harrue grindjet në mes të tyne dhe me
bashkue fuqit për me i dhanë grushtin e
vdekjes "Njeriut të sëmundë të Europës"
me qëllim qi me nda tokat e Turkis në
Balkan. Për të justifikue lakmit e tyne, ata
kishin sajue plot argumenta etnike,
historike, kulturore dhe strategjike. Disa
krahina, si Maqedonija, kishin ma shum
se nji kandidat. Negociatat e gjata dhe të
ngatërrueme qi u shvilluen mrapa skenës,
në muajt e parë të vitit 1912, kishin
pikërisht për qëllim me i nda tokat turke në
Europë në mënyrë qi secili shtet i Balkanit
të kenaqej me hisen e vet për të marrë pjesë
në luftën qi po pregatitej. Hapi i parë për
të çelë kto negociata ishte ba tepër i
vështirë mbasi marrëdhaniet në mes të
qeverive balkanike kishin qene acarue deri
ne kulm dhe çdo iniciativë diplomatike
ishte ba e pamundun. Nga ana tjetër,
aleanca balkanike duhej të bahej pa
ndihmën e fuqive të mëdha, të cilat ishin
kundër çdo orvatje me i ba luftë regjimit të
"Xhonturqve".
Për të thye akullin në mes të Sërbis dhe
Bullgaris shërbeu si ndërmjetës gazetari
anglez I. D. Bourchier, korrespondent i
fletores Times në Balkan. Me iniciativën e
tij, kryeministrat e të dy qeverive patën
disa takime mrapa dyerve të mbylluna dhe
u nenshkrue nji aleancë difensive serbo-
bullgare me 13 mars 1912. Aleanca u
justifikue në syt e botës tue shpallë se të dy
shtetet do t'i vinin në ndihmë njani-tjetrit në rast se Turkija sulmohej nga nji fuqi e
madhe. Po të paraqitej rasti për ndarje
tokash, Sërbija do të merrte të gjitha viset
në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr,
kurse pjesa e Bullgaris do të përbahej nga
tokat në lindje të Maleve Rodop dhe të
lumit Struma. Kusuri i Maqedonis do të
përbante nji krahinë autonome. Në rast se
nji zgjidhje e tillë bahej e pamundun,
atëhere Maqedonija duhej të ndahej në tri
pjesë; kufijt e Bullgaris të shtriheshin deri
në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit,
Serbija të merrte edhe nji copë të Shqipnis
deri në qytetin Strugë. Carit të Rusis i lihej
barra me caktue fatin e tokave rreth
Shkupit dhe Dibrës.
Dy muej mbas aleances serbo-bullgare
u nënshkrue nji marreveshtje e njillojtë në
mes të Bullgaris dhe Greqis. 1 vetmi
ndryshim asht se, në ket traktat të fundit,
nuk bahej fjalë për ndarje mirazi, domethanë
se kush do të përvetësonte krahina, mbasi të
shëmbej Perandorija Otomane.
Përcipe, aleanca balkanike u paraqitë si
nji masa difensive, domethanë se caktonte
mënyrën e veprimit në rast të nji lufte
shkaktue nga të tjerët. Kurse bisedimet e
mësheftë në mes të shtatmadhnorivë të
shteteve firmuese treguen se qëllimi i
vërtetë ishte nji luftë agresive kundër
Turkis. U hartuen plane për nji ofensivë të
koordinueme të ushtërive sërbe, bullgare
dhe greke; u caktue numri i divizioneve qi
seicili shtet do të vinte në veprim për të
realizue qëllimet e aleancës.
Lufta e Balkanit u shpejtue nga triumfi i
kryengritjes shqiptare. Sikur e thekson
historiani anglez I. Marriott: "Greqija dhe
Sërbija u alarmuen nga suksesi i
Shqiptarve, të cilët kërkojshim tash haptazi
vilajetet e Manastirit dhe të Shkupit. Me 8
tetor 1912, Kral Nikolla i Malit të Zi muer
1. J. Marriott - The Eastem Question
faqe 13.
Faqe 222
inciativën me fillue luftën kundër Turkis.
Pjestarët e tjerë të aleancës balkanike i
dërguen nji ultimatum qeveris turke tue
kërkue zbatimin e reformave në
Maqedoni. Qeverija e Stambollit u
përgjegj tue u shpallë luftë shteteve të
Balkanit. Mbrenda pak ditve u duk se
ushtërija turke nuk ishte ma arma e
dikurshme. Entuziasmi që kishte ngjallë
kryengritja e "Xhonturqve" ishte kthye në
dishpërim dhe urrejtje kundër regjimit të ri.
Kryengritja shqiptare e kishte shpejtue kët
proces demoralizimi në mes të rekrutve të
rij. Vetëm njësit e përbame nga ushtarë
profesional luftuen me zotësin dhe trimnin
e zakonshme, por qindresa e tyne, sado
heroike, nuk mjaftoi par të ndalue hovin e
ushtërive të aleancës balkanike. Europa u
habit dhe u trondit nga disfatat qi pësoi
regjimi i "Xhonturqve", i cili kishte ngjallë
shum shpresa për të rimëkambë
Perandorin Otomane.
Pak dit mbasi u shpall lufta, ushtërija
serbe fitoi betejën e Kumanovës dhe
marshoi kundër Shqipnis. Në nji
proklamatë drejtue trupave, mbreti Pjetër i
Sërbis shpalli se qëllimi i qeveris së tij ishte
me i prue "liri, barazi dhe vllaznim"
Serbve dhe Shqiptarve pa dallim feje, qi
vuejshin nden zgjedhën otomane. Pak
kohë ma parë aggjentët e organizatës
terroriste serbe "Dora e Zeze" kishin hye
ne kontakt me Isa Buletinin dhe i kishin
propozue bashkëpunim, tue i dhanë
premtimin solemn se të drejtat kombëtare
të Shqiptarve do të respektoheshin me
shum kujdes. Natyrisht ky premtim nuk
ishte i sinqertë mbasi nji mot ma parë
kryeministri sërb Milovanoviç i kishte
deklarue ministrit të jashtëm austriak
Kontit Achrenthal, se Shqiptarët nuk ishin
të zotët me qeveris vetvehten dhe prandaj
duhej të pësonin fatin e Myslimanve të
Algjeris.
|
|